Protestuesi i përgjigjet Ramës: Nëse jam në shesh, jam sepse e di shumë mirë kush më ka sjellë deri këtu

Protestuesi, Erlis Sina, i është përgjigjur Edi Ramës, pasi ky i fundit i shkroi një letër virtuale ku e ftonte ndër të tjera ti bashkohej për të zgjidhur hallet.

Në një postim në fb, Sina ka hedhur poshtë krahasimet që Rama bëri mes vetes dhe protestuesve duke thënë se nuk mund të identifikohet me Ramën, pasi përgjegjësitë dhe pushteti që ka ushtruar ai për vite me radhë e kanë bërë që të dalë në protestë.

“Unë nuk jam ti. Nuk jam ai që ka pushtetin prej vitesh në dorë. Nuk jam ai që firmos vendime që ndryshojnë jetët e njerëzve. Ti je”, shkruan ai, duke theksuar Rama është përgjegjës për hallet e shqiptarëve.

Më tej, ai e akuzon Ramën si përgjegjës për emigrimin e të rinjve, vjedhje të votave, padrejtësi sociale duke theksuar se është vetë arroganca e pushtetit të Ramës ajo që i ka detyruar të dalin në shesh dhe asnjë ndikim nga faktorë të tjerë politikë.

“Unë nuk jam ti. Dhe nëse jam në shesh, nuk jam aty sepse më ka mashtruar dikush. Jam aty sepse e di shumë mirë kush më ka sjellë deri këtu”,- shprehet Sina ndër të tjëra. 

Reagimi i plotë:

EMISIONET