Gjithçka duhet të dini nëse po këkoni një punë të re
Erjon Muça, ekspert karriere në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora ka treguar një serë elementësh që duhet të kihen parasysh kur bëhet fjalë për një vend të ri pune.
Ai thotë se studimet rekomandojnë se intervista duhet të jetë spontane dhe se "nuk rekomandohet të bëhet një përgatitje paraprake".
Erjon Muça: Në gjitha hulumtimet dhe studimet nuk rekomandohet të bëhet një përgatitje paraprake para pasqyrës pasi çdo përgjigje duhet të jetë në përputhje me bisedën dhe dëgjimin aktiv.
Një element itjetër i rëndësishëm është menaxhimi i emocioneve.
Erjon Muça: Menaxhimi i emocioneve është një pikë tjetër shume e rëndësishme. Ne kemi akoma traditën që shumë të rinj fillojnë integrimin në tregun e punës pasi mbarojnë bachelorin epo masterin, ndërsa një i ri jashtë del i vetëm me shtëpi në moshën 19 vjeçare. Duhet që të ketë eksperiencën e punës dhe të maturohet emocionalisht.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.