Çfarë nuk duhet të bëjmë kur japim një intervistë?

Erjon Muça, ekspert karriere në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora tregoi se cilat janë ato gjëra që nuk duhet të bëjmë në një intervistë pune.

Erjon Muça: Duhet lënë në progres ajo se çfarë ofron dhe kërkon. Duhet të shmangen pyetjet se sa është rroga, kur detajimi i punës nuk jepet, pasi në ntervista të dyta a të treta jepen detaje të reja. Tjetër gabim që bëhet është elementi i të insistuarit për të përdorur një tekst që e kanë mësuar përmendësh, kjo gjë është e shpeshtë dhe rutinë. E treta është disfavori mes intervistuesit dhe të intervistuarit. Të qëndruarit pasiv është gabim në procesin e komunikimit.  

Një serë gabimesh bëjmë dhe kur shkruajmë CV, sipas ekspertit. 

Erjon Muça: Nuk duhet të shkruajmë në formë narrative e të stërzgjatur. Duhet të kemi kujdes drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Nëj CV duhet të jetë e bukur estetikisht për syrin dhe përmbajtja e eksperiencave tona të punës duhet të evidentojë pikat e forta dhe duhet të evidentohen ato element që lidhen me atë profil që kërkojmë.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET