Erjon Muça: Pothuajse 80 për qind e kërkesave online për punë në Shqipëri janë të ekzagjeruara

Erjon Muça, ekspert karriere në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora  foli rreth formave të punësimit në Shqipëri.

Ai thotë se më së shumti "Në Shqipëri ka forma informale të punësimit". 

Erjon Muça: Në Shqipëri ka forma informale të punësimit, si networku duke pyetur se ku ka vende të lira pune, nëse kompanitë nuk e gjejnë përmes kësaj forme kalohet në fazën që një kompani e kërkon përmes kompanive të punësimit. Por ai që kërkon një punë nëse nuk ka network duhet të përgatitet dhe të prezantohet te dera e kompanisë duke takuar te kompania personat vendimmarrës.

Sipas tij "Dominojnë ende format informale të punësimit, duke zhvlerësuar meritokracinë".

Erjon Muça: Një njeri duhet të edukohet se si të promovohet në punë dhe si si duhet të shfaqet në punë. Dominojnë ende format informale të punësimit, duke zhvlerësuar meritokracinë. Dhe pse publikimet për punë janë gjithandej pjesa më e madhe e përfitimeve nuk janë punë reale ose kriteret janë më të mira sesa ato që duhen realisht.  

"Pothuajse 80 për qind e kërkesave online për punë në Shqipëri  janë të ekzagjeruara krahasuar me elementët që duhet të jenë.", tha Muça.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET