Foto/ Starmer pas dorëheqjes: Do t’i përkushtohem familjes sime!

Keir Starmer ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar dhe njëkohësisht nga drejtimi i Partisë Laburiste.
Në deklaratën e tij pas njoftimit, Starmer tha se pas largimit nga posti më i lartë shtetëror do t’i kushtojë më shumë kohë familjes së tij.
“Do të jem bashkëshorti më i mirë që mundem për gruan time të mrekullueshme, Vic, e cila ka qenë mbështetja ime në çdo moment”, deklaroi ai.
Starmer theksoi gjithashtu se do të përkushtohet më shumë ndaj fëmijëve të tij.

“Do të jem babai më i mirë që mundem për fëmijët e mi, të cilët janë krenaria dhe gëzimi im”, u shpreh ai i emocionuar gjatë fjalimit.
Pas përfundimit të deklaratës, Starmer përshëndeti bashkëshorten e tij dhe u rikthye në rezidencën zyrtare në Downing Street.

