Memorandumi i Greçës, një nga aktet më të rëndësishme drejt Pavarësisë

Memorandumi i Greçës, një nga aktet më të

Më 23 qershor të vitit 1911, në pllajën e Greçës, në Malësinë e Madhe, u shënua një ngjarje me rëndësi për historinë shqiptare. Krerët kryengritës, të bashkuar nga dëshira për liri, miratuan Memorandumin e Greçës, i njohur ndryshe si “Libri i Kuq”. Ky dokument kujtohet si një nga aktet më të rëndësishme në rrugën drejt Pavarësisë së Shqipërisë.

Dokumenti ishte hartuar nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi. Ai ishte një projekt për autonominë e Shqipërisë, ashtu siç ishte konceptuar në platformën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare që nga koha e Lidhjes së Prizrenit.

Ky ishte gjithashtu një dokument të rëndësishëm politik dhe diplomatik, që synonte të kundërshtonte pretendimet e kohës që e paraqisnin lëvizjen shqiptare si thjesht fetare apo krahinore, duke theksuar karakterin e saj kombëtar dhe kërkesën për autonomi dhe të drejta politike e kombëtare për shqiptarët.

Për të pasur garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e kërkesave të tyre, një delegacion i kryengritësve, i përbërë nga Luigj Gurakuqi, Dedë Gjo Luli, Sokol Baci etj., ua dorëzoi Memorandumin e Greçës përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha, në Cetinë.

EMISIONET