FOTO/Dua Lipa martohet, komenti i Gigi Hadid ndez rrjetet sociale!

Supermodelja e njohur Gigi Hadid ka qenë ndër personat e shumtë që kanë uruar këngëtaren Dua Lipa pas martesës së saj me aktorin britanik Callum Turner.
Menjëherë pas publikimit të fotografive nga ceremonia, Gigi Hadid la një koment urimi në postimin e këngëtares, duke shkruar: “Sa e mrekullueshme! Urime”.
Ky reagim tërhoqi vëmendjen e fansave, të cilët nisën të komentojnë dhe të rikujtojnë lidhjen e dikurshme të Dua Lipës me vëllain e saj, Anwar Hadid.
“Gigi, ajo ishte gati të bëhej kunata jote”, shkroi një ndjekës në rrjete sociale, duke iu referuar romancës së mëparshme mes Dua Lipës dhe Anwar Hadid.
Disa fansa përmendën gjithashtu edhe lidhjet e kaluara të vetë Gigi Hadid me këngëtarin Zayn Malik, duke e kthyer komentin e saj në një temë të gjerë diskutimi në rrjet.

Sipas mediave britanike, Dua Lipa dhe Callum Turner e kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë në një ceremoni private të mbajtur në Londër, e zhvilluar mes familjarëve dhe miqve të afërt.
Pas ceremonisë, çifti pritet të organizojë edhe një festë disa ditore në Sicili, ku do të festojnë martesën me rrethin e ngushtë shoqëror dhe familjar.

