Fiket plotësisht zjarri në Voskopojë, reshjet e shiut ndihmuan në shuarjen e flakëve

Fiket plotësisht zjarri në Voskopojë, reshjet e shiut ndihmuan

Është shuar plotësisht zjarri që përfshiu fshatin Voskopojë, duke i dhënë fund një situate problematike që zgjati për dy ditë.

Mësohet se vetëm pak më parë, falë ndërhyrjes së pandërprerë të forcave zjarrfikëse dhe ndihmës së reshjeve të shiut, u bë e mundur fikja totale e flakëve, pa mbetur asnjë vatër aktive.

Zjarri kishte qenë aktiv prej dy ditësh, me riaktivizime të herëpashershme që vështirësuan operacionin për neutralizimin e tij. Gjatë gjithë kësaj periudhe, në terren ishin të angazhuara forcat zjarrfikëse, së bashku me autoritetet përgjegjëse, të cilat punuan pa ndërprerje për të mbajtur situatën nën kontroll.

Ndërhyrja e koordinuar e strukturave në terren, e kombinuar me reshjet e shiut në orët e fundit, bëri të mundur shuarjen përfundimtare të zjarrit, duke eliminuar çdo rrezik për riaktivizimin e vatrave.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë zonën për të garantuar se nuk do të ketë rikthim të flakëve, ndërsa pritet edhe një bilanc i plotë mbi dëmet e shkaktuara nga zjarri.

EMISIONET