U ndalua për tejkalim të shpejtësisë, sulmuesi i Sassuolos rezulton pozitiv me k*kainë

Sulmuesi i Sassuolos, Cristian Volpato, i cili luajti në Botëror me kombëtaren australiane, ka rezultuar pozitiv për kokainë pasi policia e ndaloi dy herë brenda së njëjtës natë për tejkalim të shpejtësisë në Sidnei.
Anësori 22-vjeçar u ndalua teksa drejtonte një BMW Coupe në Urën Anzac në orën 23:05 të së enjtes, pasi u kap duke lëvizur me shpejtësi nga 86 deri në 94 km/h në një zonë ku kufiri ishte 60 km/h.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, hetimet do të vazhdojnë dhe shumë shpejt do të merret një mostër e dytë e lëngut oral për analiza të mëtejshme.

