VIDEO/ Incident në koncertin e The Jacksons, Marlon Jackson lë nam në skenë

VIDEO/ Incident në koncertin e The Jacksons, Marlon Jackson lë nam

Vëllai i legjendës së muzikës Michael Jackson, Marlon Jackson, ka shqetësuar fansat pasi u rrëzua në skenë gjatë një performance me grupin The Jacksons.

Incidenti ndodhi gjatë festivalit Wichita Riverfest, ku grupi – i përbërë aktualisht vetëm nga Marlon Jackson, 69 vjeç, dhe Jackie Jackson, 75 vjeç – po performonte hitin e njohur “Wanna Be Startin’ Somethin’”.

Në një moment gjatë performancës, Marlon u pa duke iu drejtuar publikut, por humbi ekuilibrin dhe ra në skenë, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm nga anëtarët e grupit dhe spektatorët.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur ai bie me kokë drejt skenës, ndërsa në sfond dëgjohet edhe reagimi i habitur i fansave.

Pas incidentit, fansat kanë shprehur shqetësim në rrjetet sociale, duke kërkuar më shumë kujdes për artistët gjatë turneut, sidomos për shkak të moshës së tyre.


Grupi pritet të rikthehet në skenë më 11 qershor në Devon Lakeshore Amphitheater, në qytetin Decatur, ndërsa nuk është raportuar për dëmtime serioze.

EMISIONET