"Fisnikët", Gërguri: Këngët me makina të shtrenjta e femra të zhveshura janë klishe, shkatërrojnë muzikën dhe rininë

Një grup legjendar si “Fisnikët” të cilët kanë bërë revolucion me muzikën e tyre duke i rezistuar çdo brezi e duke mbushur gjithmonë sallat e koncerteve me mosha të ndryshme, padyshim ka fituar simpatinë e të gjithëve.

Përpos muzikës cilësore që sjellin, vokalisti i grupit Agim Gërguri dha komentin e tij në lidhje me muzikën që bëhet sot.

Sipas tij, klipet me makina të shtrenjta e me femra të zhveshura janë një klishe që po shkatërrojnë muzikën dhe rininë.

Dajana: Agim njihesh për të thënurit gjërat troç dhe për natyrën tënde të drejtpërdrejtë e unë përgjigjen kësaj here e dua troç. Çfarë mendimi ke për këngët në ditët e sotme

Agimi: Ka këngë të cilat i janë përshtatur kohës edhe janë shumë të mira dhe në anën tjetër ka këngë të cilat nuk vlejnë asnjë cent dmth kanë një tekst katastrofal, muzikë katastrofale e cila bëhet shkel e shko dhe del në shitje. Në atë kur ne kemi qenë me këtë kohë sot, atëherë ka patur censurë, kurse sot askush nuk i ndalon këto këngë që po shkatërrojnë muzikën, por edhe rininë. Kur t’i del me një makinë të shtrenjtë dhe me vajza të zhveshura duke treguar se jam i pasur e kam makina të shtrenjta mendoj se është klishe. Unë i jap rëndësi këngës dhe tregimit, kjo po që ka rëndësi për mua.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

EMISIONET