E papritur! Dafina Zeqiri fut makinën luksoze në Kalanë e Gjirokastrës, zonë e mbrojtur nga UNESCO

E papritur! Dafina Zeqiri fut makinën luksoze në Kalanë e

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka habitur ndjekësit në TikTok me një video mjaft të pazakontë, ku shihet duke lëvizur me veturën e saj luksoze brenda hapësirave të brendshme të Kalasë historike të Gjirokastrës.

Kalaja e Gjirokastrës është një pasuri botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s. Për publikun dhe turistët, futja e mjeteve motorike është e ndaluar në mënyrë që të ruhen strukturat antike dhe kalldrëmi.

Megjithatë, lëvizja e Dafinës nuk është një shkelje ligjore. Autoritetet lokale dhe Ministria e Kulturës lëshojnë autorizime të veçanta për raste specifike si xhirime filmash, festivale apo videoklipe.

Çdo gjë tregon se Dafina ka marrë një leje të posaçme institucionalisht, pasi ka përzgjedhur ambientet magjepsëse të "qytetit të gurtë" për xhirimet e projektit të saj të radhës muzikor. Edhe pa e lançuar ende këngën, artistja ka arritur të zgjojë kureshtjen e madhe të publikut.

EMISIONET