Trump ndërhyn në FIFA, kërkon rishikim të vendimit për Balogun dhe pezullimin e kartonit të kuq

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se ka kërkuar personalisht nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, të rishikojë vendimin për kartonin e kuq dhe pezullimin një ndeshje të sulmuesit amerikan Folarin Balogun.
Sipas tij, ndërhyrja ka qenë vetëm një kërkesë për rishikim dhe jo një urdhër për ndryshim të vendimit. Ai ka shtuar se episodi mes Balogun dhe kundërshtarit nuk ka qenë faull, por një duel normal mes dy lojtarëve që vraponin me shpejtësi të lartë.
FIFA vendosi të dielën që Balogun të jetë i gatshëm për ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Belgjikës, vendim që ka sjellë reagime dhe debat mbi mënyrën e zbatimit të rregullave në turne.
Trump ka folur gjithashtu për bisedën e tij me drejtuesin e FIFA-s, duke thënë se nuk i ka dhënë udhëzime për vendimin, ndërsa ka shtuar se një komision i pavarur ka marrë vendimin përfundimtar.
Ai ka vënë në pikëpyetje edhe gjyqtarin e ndeshjes, duke e cilësuar si të dyshimtë dhe duke ftuar median të verifikojë të kaluarën e tij, çka ka shtuar edhe më shumë debatet rreth ndeshjes dhe vendimit disiplinor.


