“Djema, nuk po ndahem”, partnerja e Lautaro Martinez u përgjigjet ndjekësve

“Djema, nuk po ndahem”, partnerja e Lautaro Martinez u

Agustina Gandolfo, partnerja e Lautaro Martinez, u kthye nga një udhëtim në Argjentinë të martën. Mjaftoi koha për të lënë valixhet e shumta në shtëpi dhe më pas për të shkuar menjëherë në San Siro, për të mbështetur Interin që po luante kundër Salzburgut në Champions League.

Një foto e postuar në rrjetet sociale kishte lënë vend edhe për disa pyetje diskrete, duke pasur parasysh numrin e valixheve në ashensor. Shumë hamendësuan se ajo po largohet përgjithmonë dhe ndoshta duke përfituar që Lautaro nuk ishtë në shtëpi, e kishte më të lehtë për të bërë gjërat gati. Por i menjëhershëm reagimi i saj:

“Djema, nuk po ndahem…nuk po lëviz…thjesht jam duke udhëtuar me dy fëmijë nga ‘pjesë tjetër e botës në tjetrën” – shkroi Agustina. Ata që kishin nisur të mendonin një krizë mes saj dhe yllit argjentinas të Interit e kishin shumë gabim.

Jo vetëm mohimi ironik i Lady Martinez në lidhje me valixhet, por edhe një postim romantik dhe sensual kushtuar Demit të saj. “Të dua”, ka shkruar Gandolfo në Instagram, duke postuar disa foto në të cilat është evidente harmonia mes tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Agus Gandolfo (@agus.gandolfo)

EMISIONET