Britanikët nisin festat, Brit Awards do të ndiqet nga publik i gjerë në stadium

Britanikët nisin festat, Brit Awards do të ndiqet nga publik i

Brit Awards do të ndiqet nga një publik prej katër mijë qytetarësh britanikë. Ky është një projekt pilot i qeverisë britanike për lirimin e masave anti-Covid. Ndërkohë, nuk do të mungojnë edhe surprizat në këtë shfaqje, njoftojnë mediet britanike.

Do të jenë grupi i famshëm muzikor Coldplay që do të hapin ceremoninë e Brit Awards, ku do të shpërndarhen çmimet për muzikën më të mirë për 2021-shin.

Në stadiumin O2 Arena do të jenë 4000 qytetarë që do ta ndjekin drejtëpërdrejtë ceremoninë, si pjesë e një projekti pilot të qeverisë britanike për lirimin nga masat anti-Covid.

Nuk do të mungojë as një platform e madhe mbi lumin Thames që shumë qytetarë anekënd Londrës të mund të shijojnë ceremoninë e rëndësishme kulturore britanike.

Qytetarët anekënd botës do të mund të shijojnë mbrëmjen e kësaj të marte kantautorët dhe këngëtarët më të famshëm në botë. Ndërkohë që do të shpërndahen çmime për kategori të ndryshme.

EMISIONET