Kush iku nga listat e PS-së, 25 deputetët që nuk rikandidohen
Edi Rama zgjodhi skuadrën e tij për të kërkuar një mandate të tretë në 25 prill. Një skuadër “yll” siç e konsideroi shefi i socialistëve, por që ajo që u pa pas publikimit të listave ishte vendimi për të mos kandiduar një numër të konsiderueshëm të deputetëve aktuale.
Janë plot 25 deputete të kësaj legjislature që nuk do kërkojnë votën e qytetarëve në 25 prill per veten e tyre.
Mospërfshirja e Ditmir Bushatit, Adnor Shametit dhe Musa Ulqinit ishin mjaft të paparashikueshme.
Deputetët e PS që nuk rikandidojnë
- Adelina Rista NUK ESHTE
- Adnor Shameti NUK ESHTE
- Almira Xhembulla NUK ESHTE
- Anastas Angjeli NUK ESHTE
- Andrea Marto NUK ESHTE
- Anduel Xhindi NUK ESHTE
- Arben Kamami NUK ESHTE
- Besnik Baraj NUK ESHTE
- Ditmir Bushati NUK ESHTE
- Dritan Bici NUK ESHTE
- Edmond Leka NUK ESHTE
- Eglantine Gjermeni NUK ESHTE
- Elona Hoxha-Gjebrea NUK ESHTE
- Fatmir Velaj NUK ESHTE
- Luan Harusha NUK ESHTE
- Musa Ulqini NUK ESHTE
- Roland Xhelilaj NUK ESHTE
- Sadi Vorpsi NUK ESHTE
- Sadri Abazi NUK ESHTE
- Senida Mesi NUK ESHTE
- Vasilika Hysi NUK ESHTE
- Vilma Bello NUK ESHTE
- Xhevit Bushaj NUK ESHTE
- Ardit Konomi NUK ESHTE
- Ardiana Jaku NUK ESHTE
Vetëm pak orë pasi u shpallën listat, përballë gazetarëve kryesocialisti Edi Rama dha arsyet se perse sot Ditmir Bushati nuk është në listën e kandidatëve.
Listat nuk kishin vetëm të përjashtuar nga kandidimi, por edhe vendosje që nuk është pëlqyer nga shumë prej tyre. Emra të rëndësishëm, e që konsiderohen si garda e vjetër e socialistëve janë vendosur në një zonë aspak të sigurtë për të siguruar një mandat deputeti. Pandeli Majko, fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli, Alket Hyseni, Spartak Braho, janë vendosur në listën e kandidatëve në zona jo të sigurta.
Kandidatët në zonë jo të sigurtë
- Pandeli Majko
- Fatmir Xhafaj
- Mimi Kodheli
- Alket Hyseni
- Robert Bitri
- Edlira Bode
- Sprartak Braho
- Artemis Malo
E duke bërë një krahasim me ditmir Bushatin, kryesocialisti Edi Rama tha se ata e kane merituar të jenë aty në listë.
Megjithatë një vënd në listat e socialistëve kanë gjetur edhe një numër i konsiderueshëm e deputetëve të opozitës parlamentare. Pak prej tyre janë në zonë të sigurtë ndëërsa pjesa dërrmuese e tyre janë të vendosur poshtë në listat e kandidatëve.
Deputetët e opozitës parlamentare:
- Halit Valteri, Tiranë
- Ylli Shehu
- Nimet Musai
- Vasil Sterjovski
- Aurora Mara
- Enver Rroshi
- Klajdi Qama
Përgatitur nga Marjana Legisi për emisionin Tempora, 9 mars 2021
