“TRADHËTI” E DASHURI/ “Një dasmë e hatashme” – Komedia zbret në Gjirokastër

Aktorët e teatrit çajupi kanë ngjitur në skenën e Gjirokastrës komedinë një "Dasëm e hatashm", duke përcjellë mes batutave, tentativat për të fshehur keqkuptimet, por edhe triumfin e dashurisë.

Teatri shëtitës "Çajupi" ka sjellë të qeshura dhe një shfaqje të paharrueshme në Gjirokastër.

Ngatërresa e dhëndrrit ditën e dasmës duke u zgjuar në suitën e një hoteli me një tjetër vajzë, mënyra për ta fshehur ngjarjen në sytë e nuses u luajtën mrekullisht nga trupa.

Vajza rezulton të jetë e dashura e shokut të ngushtë ndaj dhe loja e batutat e bënë publikun edhe më të afërt.

Aktorët dhe regjizori shprehen se do të vijojnë turin në të gjithë Shqipërinë, por edhe pas kësaj nuk do të ndalen duke menduar për të tjera shfaqje që do të ngjiten në skenë.

“Shfaqja po ndjek një itinerar turesh nëpër Shqipëri, do t’i fillojmë qytetet edhe njëherë nga fillimi”, shprehet aktori Julian Deda.

“E kam obligimin të vi më shpesh, jo vetëm me komedi”, shprehet regjisori Kiço Londo.

“Kishim bërë ca pauza nga shfaqja në fakt, dhe na u duk Gjirokastra si premierë”, thotë aktorja.

“Një dasmë e hatashme” sjell karaktere të fuqishme, por edhe dashurinë që në fund triumfon mbi çdo mosmarrëveshje.

kiço londo julian deda

EMISIONET