“Hapa frigoriferin kur ç’të shoh, aty gjeta suxhuk, avokado dhe Nitën…”, plas keq mes gazetarit dhe këngëtares nga Kosova

“Hapa frigoriferin kur ç’të shoh, aty gjeta suxhuk,

Gazetari Bledi Mane ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Nita Latifit, e cila deklaroi se nuk do të lidhej kurrë me një tip si ai.

Dy ish-banorët e BBV u puthën në buzë dhe u martuan gjatë një loje të BBV, dhe u aludua për një raport më shumë se sa miqësor mes tyre.

Por duket se këngëtarja dhe gazetari kanë prishur raportet mes tyre. Në një intervistë për “Prive”, Nita Latifi u shpreh se “nuk do të lidhem kurrë me një tip si Bledi Mane”.

Pas deklaratës së saj, Bledi Mane “shpërtheu” në një postim në Instagram ku e quajti një “mosmirënjohëse amatore”.

“Ditën e dytë pasi hyra në Big Brother hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta sunxhuk, djathë, avokado dhe Nitën.

Këtë të fundit banorët e tjerë e kishin harruar te ngrirja ndaj e nxora, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë por si mosmirënjohëse amatore që është e tregoi veten shumë shpejt. Tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun e kanë futur sërish në frigorifer. Lutu për Nitën”, shkroi ai.

EMISIONET