Kjo është akullorja më e shtrenjtë në botë, kushton 6 mijë e 696 dollarë për një racion

Kjo është akullorja më e shtrenjtë në botë,

Marka japoneze Cellato arriti të bënte akulloren më të shtrenjtë në planet, duke thyer Rekordin Botëror Guinness.

Akullorja është bërë nga tartufi i bardhë i rritur në Alba, Itali, një delikatesë e rrallë që një gjysmë kilogrami kushton rreth 6,905 dollarë.

Përmban një lloj djathi Parmigiano Reggiano dhe sake lees (ose sake kasu), një nënprodukt i prodhimit japonez sake alkoolik (8%).

Sipas zyrtarëve të Guinness, u deshën më shumë se një vit e gjysmë për të përsosur shijen, me “shumë prova dhe gabime për të marrë shijen e duhur”.

“Fakti që arriti të futej në rekordet botërore Guinness e bëri përpjekjen të vlejë,” tha një përfaqësues i Cellato për Guinness Ëorld Records.

Cellato thuhet se po planifikon të nxjerrë produkte me kombinime të tjera përbërësish luksoz, si shampanjë dhe havjar.

EMISIONET