“SHPIRTI I BALLKANIT”...JEP MESAZHE/ Pjesëmarrësit në Festival: Kultura afron popujt më shumë se politika

Korça mikpriti festivalin “Shpirti i Ballkanit”, ku grupe folklorike nga disa vende të rajonit prezantuan traditat, vallet dhe kostumet e tyre popullore. Pjesëmarrësit theksuan se kultura bashkon popujt më shumë se politika, ndërsa festivali solli atmosferë festive për banorët dhe turistët e qytetit.

“SHPIRTI I BALLKANIT”...JEP MESAZHE/ Pjesëmarrësit në

Janë mbartës të traditave më të mira popullore të vendeve që përfaqësojnë!

Korça mirëpret "Shpirtin e Ballkanit", një ngjarje kulturore që po kthehet në traditë në këtë qytet, ku grupe nga gjithë Ballkani sjellin kostumografinë e tyre, veshjet popullore, etnografinë, vallet dhe këngët tradicionale

Përfaqësuesi i grupit nga Serbia theksoi se Kultura arrin atë që dështon politika ta bëjë

Serbi " Nuk ndodh në politikë, nuk ndodh në media por ndodh në kulturë. Ky është Ballkani I vërtetë. Kultura na bashkon, arti na bashkon, vallet, këngët. Është hera e disatë që vijmë dhe jemi si në shtëpinë tonë "

Edhe përfaqësuesit e Greqisë e Malit të ZI duke shprehur vlerësime për mikpritjen theksuan bashkëjetesën mes popujve

Grekja: Është hera e dytë për ne në Korçë, e duam këtë qytet sepse ka ngjyra të bashkëjetesës mes popujve. Ne kemi ardhur me veshjen e thjeshtë ishullore greke. E duam mënyrën sesi na trajtoni,kemi të përbashkëta shumë, për shembull Pogonishten e kemi të dyja vendet 

" Ne vijmë nga Mal i Zi, hera e parë për ne, kemi sjellë kostumet të Podgoricës, si hera e parë duket një ndjesi e bukur. Ne jemi afër, kemi të përbashkëta, vallet dhe kostumet tona ngjajnë me tuajat "

Koreografi i njohur Ali Beli tregon se Ballkani më shumë sesa si nocion gjeografik është një territor i përbashkët kulturor, ku të përbashkëtat mbizotërojnë.

Nga ana tjetër, Blerta Belliu, drejtore e Qendrës së Artit dhe Kulturës tregon se këtë fundjavë, folklori është kryefjala në Korçë.

"Shpirti i Ballkanit "solli në Korcë përfaqësues nga Mali i Zi, Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, e Bosnja ndërsa grupet shqiptare performuan në pedonale duke sjellë gëzim për banorët e turistët.

EMISIONET