Richard Wagner - Shpirti i stuhishëm i muzikës klasike, i admiruari i “të krisurve”

Richard Wagner - Shpirti i stuhishëm i muzikës klasike, i admiruari i

Cili ishte ai, Richard Wagner?! Ai që u keqkuptua, u keqtrajtua, u keqpërdor, por pa mundur ta zbrisnin nga gjeniu.

Ai me muzikën e tij "të çmendur", arriti të zbulojë dimensione të paeksploruara të qenies njerëzore. E përpin ndijimin tonë afeksionues për artin magjik të muzikës përmes një gjendje hipnoze që krijon.

Të fton në një përjetim të stuhishëm. Varka e tij e aktit krijues, gjithnjë përpëlitet në një detë të trazuar. Nxit në vetëdijen tonë shpirtin e etur për "luftë", atë fuqi të ndrydhur që vdes brenda nesh, pa na shpërblyer me një lartësi të kthjellët përjetimi.

Na tregon se arti është energji për të transformuar njeriun dhe botën, jo ndoshta duke tentuar ta bëjë më të mirë, por më të denjë për jetën, atë që ne duam por i druhemi.

Sot 210 vite më parë, më 22 maj 1813 u lind kompozitorit gjerman, Richard Wagner. Personazhi me më shumë ndikim në Gjermaninë e dimensionit artistik dhe atij politik.

Ai ishte dhe mbeti një fenomen artkumtues unik dhe  fuqishëm. Patjetër duhej mëtuar si një shkundullimë e kijametshme e asajkohjes dhe një ndërmendje e kurajshme e të sotmes.

Erdhi për të ngjizur në vetveten e dëshmimit artistik, njeriun shkëndi në barutin e shpërthimeve.

Ai njihej për operat ose "dramat muzikore" ku gjenden të shkrira në një krejt gjinitë e artit, tançka përbën formën shprehëse estetike. Muzika dhe rrevolucioni i transformimeve që mishëroi, pati ndikoi të themeltë në artin perëndimore.

I admiruari i të “të krisurve”, shtjellat përpirëse e kritikës, rrapëllimat e potershme e kohës, janë përkufizime që i rrethvijnë Wagnerit njeri dhe artist.

Ai ishte një gjeni dhe si i tillë duhet keqkuptuar në mënyrën se si ai ndërton komunikimin dhe në ç'farë thellësie të shpirtit ai ngul parmendën e tij të përmendjes ndijuese.

Ai ishte rebel politik. Kësisoj e kremtoi marrëdhënien me një të asokohshme kundërshtuese dhe një të tashme himnizuese. Gjithqysh ai bëri faj, të cilin nuk e shleu vetë, por gjenialiteti i tij. 

Është ndoshta i vetmi ndër kolosët e muzikës klasike dhe asaj operistike, virtuoziteti i të cilit u përpëlit amshueshëm në kryqin e anatemës.

As fama nuk mundi ta ulte më që andej, por e ngjiti në qiell si “djallin” që solli nga ferri engjëlloren.

Gjithnjë pararendësit, nismëtarët, filluesit e një etape ndryshimesh të mëdha, marrin si shpërblesë një mësymje shkatërruese, atë pati hak edhe ai.

Edhe pse lindi në një lagje hebraike të Leipzigut në shtetin e Saksonisë, ai u akuzua si antisemit.

Vetëm më 13 shkurt 1883 kur Richard Wagner ndërroi jetë në moshën 70 vjeçare, vetëm atëherë bota e muzikës dhe opera e mësoi, se me kë ishte ndarë, se çfarë kishte humbur.

Përunjësisht përulemi para kësaj përmendoreje shtatlartë e këtij shkëlqimimi të thekshëm.

albert vataj richard wagner

EMISIONET