Pas eliminimit nga Paraguai, Turqia i drejtohet FIFA-s: Duam riluajtjen e ndeshjes!

Pas eliminimit nga Paraguai, Turqia i drejtohet FIFA-s: Duam riluajtjen e

Vijon jehona e eliminimit të Turqisë nga Kupa e Botës 2026. Federata Turke e Futbollit i ka kërkuar FIFA-s riluajtjen e ndeshjes së humbur ndaj Paraguait, duke kontestuar vendimet arbitrare që, sipas saj, ndikuan në rezultatin final.

Në qendër të ankesës është arbitri Ivan Barton, i cili akuzohet se nuk ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë paraguajanin Matias Galarza.

Sipas turqve, lojtari duhej të ishte përjashtuar pasi kishte marrë dhe mbajtur për pak çaste orën e humbur të arbitrit gjatë një episodi të pazakontë në fushë.

Megjithatë, FIFA nuk e ka pranuar kërkesën e Turqisë, duke lënë në fuqi rezultatin e ndeshjes dhe eliminimin e skuadrës turke nga kompeticioni.

 

EMISIONET