Ndeshje vendimtare në Grupet D, E dhe F! Gjermania sfidohet nga Ekuadori, Holanda ndeshet me Tunizinë

Sonte do të jepen verdiktet për Grupet D, E dhe F. Gjermania përballet me Ekuadorin, ndërsa Kuraçao dhe Bregu i Fildishtë luftojnë për vendin e dytë në Grupin E. Holanda, Japonia, Paraguai dhe Australia zbresin gjithashtu në fushë në sfida që do të përcaktojnë skuadrat e radhës që sigurojnë kualifikimin.

Ndeshje vendimtare në Grupet D, E dhe F! Gjermania sfidohet nga Ekuadori,

Botërori 2026, mbrëmje vendimtare për Grupet D, E dhe F. Gjermania përballet me Ekuadorin, ndërsa Kuraçao dhe Bregu i Fildishtë luftojnë për vendin e dytë në Grupin E. Holanda, Japonia, Paraguai dhe Australia zbresin gjithashtu në fushë në sfida që do të përcaktojnë skuadrat e radhës që sigurojnë kualifikimin.

Kupa e Botës 2026 vazhdon sonte me një seri përballjesh tepër të rëndësishme në Grupet D, E dhe F, ku disa prej skuadrave favorite synojnë të sigurojnë vendin në fazën me eliminim direkt, ndërsa të tjera luajnë shansin e fundit. Në Grupin E, Gjermania përballet me Ekuadorin. Pas fitoreve në dy ndeshjet e para, “Pancerat” synojnë të mbyllin fazën e grupeve me rezultat pozitiv, pasi vendin e parë e kanë siguruar.

Nga ana tjetër, Ekuadori hyn në këtë sfidë me objektivin për të surprizuar një nga favoritët e mëdhenj të Botërorit dhe për të shpresuar te vendi i dytë. Sfida do të luhet sonte në orën 22:00.

Paralelsisht do të luhet edhe takimi tjetër i Grupit E. Kuraçao do të sfidojë Bregun e Fildishtë për vendin e dytë. Diferenca e golave dhe rezultatet e ndeshjes tjetër mund të luajnë rol vendimtar në renditjen përfundimtare.

Po aq interesant pritet të jetë edhe Grupi F, ku Holanda përballet me Tunizinë në orën 1 të mëngjesit të së premtes. Holandezët konsiderohen favoritë dhe nuk u lejohen gabime.  Tulipanëve u duhet fitorja për të ruajtur vendin e parë dhe për të kaluar në fazën tjetër.

Në sfidën tjetër të grupit, Japonia ndeshet me Suedinë në një duel që premton spektakël. Japonezët kanë qenë një nga surprizat e turneut dhe u mjafton edhe barazimi për të kaluar në fazën tjetër. Suedia, nga ana tjetër, synon të sigurojë një rezultat pozitiv për të vijuar garën në botëror.

Në orën 4 të mëngjesit të së premtes do të jetë radha e grupit D për të zbritur në fushë. SHBA do të përballen me Turqinë, e cila është eliminuar. Amerikanët kanë siguruar vendin e parë në grup dhe kanë luksin të bëjnë eksperimente në këtë sfidë.

Në takimin tjetër, Paraguai do të përballet me Australinë. Të dy skuadrat luftojnë për vendin e dytë dhe kërkojnë vetëm fitoren. Në rast barazimi, është Australia ajo që kalon në fazën tjetër falë golavarazhit.

EMISIONET