Haradinaj për protestat në Tiranë: Më vjen turp kur shoh bashkëkombas nga Kosova në protestë

Haradinaj për protestat në Tiranë: Më vjen turp kur shoh

Ramush Haradinaj ka reaguar për protestat që po zhvillohen prej tre javësh në Tiranë, duke kundërshtuar pjesëmarrjen e qytetarëve nga Kosova në këto tubime.

Në një intervistë për Pressing në T7, ish-kryeministri i Kosovës tha se nuk e mbështet përfshirjen e bashkëkombasve në protestat që po mbahen në kryeqytetin shqiptar.

"Po më vjen marre që i shoh bashkëombasit në protestë në Shqipëri. Unë nuk do kisha shkuar dhe do t'u kisha thënë njerëzve përmbahuni."-tha ai.

Në protestat e zhvilluara në bulevardin e Tiranës kanë marrë pjesë edhe qytetarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Prania e tyre është komentuar edhe nga faktorë politikë në Prishtinë dhe Shkup.

Sipas qëndrimeve të shprehura nga politikanë të ndryshëm, pjesëmarrësit nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë të organizuar nga Vetëvendosje dhe VLEN.

Për këtë çështje reagoi edhe kreu i Ali Ahmeti, i cili gjatë një takimi me strukturat partiake i cilësoi protestat si të mbështetura nga armiqtë e Shqipërisë.

EMISIONET