Mbi 7500 nxënës pjesë e programit të Shkollës Verore në Tiranë dhe Kamzë

Mbi 7500 nxënës pjesë e programit të Shkollës Verore

Mbi 7500 nxënës nga 45 shkolla në Tiranë dhe dy shkolla në Kamzë po marrin pjesë në programin e Shkollës Verore 2026.

Sipas Ministrisë së Arsimit, programi i Shkollës Verore i cili realizohet në bashkëpunim me World Vision Albania, ofron një kalendar të pasur aktivitetesh, ku fëmijët përfshihen në klube të ndryshme si arti, sporti, muzika, mjedisi, teknologjia dhe të tjera fusha krijuese.

“Për zbatimin e programit është angazhuar një staf i gjerë dhe multidisiplinar, duke përfshirë mësues, punonjës të shërbimit psiko-social, oficerë sigurie, të rinj vullnetarë nga gjimnazet, ekspertë të fushave artistike, si dhe përfaqësues të institucioneve të kulturës, artit dhe sportit”, njoftoi Ministria e Arsimit.

Mbi 7500 nxënës pjesë e programit të Shkollës Verore

Ministria thekson se falë këtij partneriteti të gjerë, fëmijët po mësojnë, zbulojnë talente të reja dhe ndërtojnë miqësi që zgjasin përtej verës.

EMISIONET