PAMJET/ Urat e Haskovës dhe Glinës, atraksione të trashëgimisë kulturore pranë Gjirokastrës

PAMJET/ Urat e Haskovës dhe Glinës, atraksione të

Dy prej monumenteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në zonën e Gjirokastrës, Ura e Haskovës dhe Ura e Glinës, vijojnë të tërheqin vëmendjen e vizitorëve për vlerat e tyre historike, arkitekturore dhe peizazhin natyror ku ndodhen.

Ura e Haskovës është ndërtuar në hyrje të fshatit me të njëjtin emër, në të djathtë të aksit rrugor Gjirokastër-Jorgucat, mbi Lumin e Thatë.

PAMJET/ Urat e Haskovës dhe Glinës, atraksione të

Monumenti paraqet një ndërtim karakteristik me formë gungore dhe përbëhet nga dy harqe me hapësira 6,4 dhe 7,8 metra.

E gjithë ura është ndërtuar me gurë pllakë gëlqerorë, ndërsa harqet kanë formë segmenti me prirje të lehtë drejt harkut lundër. Ato janë njëfish, me trashësi 55 centimetra dhe të pajisura me një kornizë guri prej 5 centimetrash.

Kalldrëmi është i shtruar me gurë gëlqerorë dhe çdo 1,5 metra ndërpritet nga breza gurësh në formë shkallësh, duke i dhënë urës një karakteristikë të veçantë ndërtimore. Lartësia maksimale e saj arrin në 4,6 metra.

Një tjetër dëshmi e rëndësishme e inxhinierisë tradicionale është Ura e Glinës, e vendosur pranë fshatit Grapsh, ngjitur me rrugën nacionale. E ndërtuar mbi degën e lumit Drinos, të njohur nga banorët si “Lumi i Thatë”, ura shërben si lidhje me fshatin Glinë, prej nga ka marrë edhe emrin.

Ajo përbëhet nga katër harqe me hapësira që variojnë nga 5 deri në 7,2 metra, të realizuara në formë lundre, një tipar karakteristik i arkitekturës së urave tradicionale shqiptare. Dokumentet historike dëshmojnë se ura përmendet që në vitin 1897 si nyjë lidhëse ndërmjet Peshkëpisë dhe Grapshit.

PAMJET/ Urat e Haskovës dhe Glinës, atraksione të

Të dyja urat përfaqësojnë vlera të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe janë atraksione me interes për vizitorët që zgjedhin të eksplorojnë historinë, arkitekturën dhe natyrën e jugut të vendit.

Ruajtja dhe promovimi i këtyre monumenteve kontribuon në pasurimin e ofertës së turizmit kulturor në qarkun e Gjirokastrës.

EMISIONET