Anglia merr lajme të mira para Argjentinës, Declan Rice drejt rikthimit si titullar!

Anglia merr lajme të mira para Argjentinës, Declan Rice drejt

Kombëtarja e Anglisë ka marrë një lajm pozitiv në prag të gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Argjentinës, e cila do të zhvillohet të mërkurën në Atlanta. Mesfushori Declan Rice ka bërë përmirësime të dukshme në gjendjen e tij fizike dhe pritet të jetë titullar në sfidën ndaj Lionel Messit dhe shokëve të tij.

27-vjeçari i Arsenalit u zëvendësua në pushimin mes pjesëve në çerekfinalen e fituar 2-1 ndaj Norvegjisë pas kohës shtesë, pasi kishte vuajtur nga disa probleme fizike edhe në ditët para ndeshjes.

Megjithatë, gjatë orëve të fundit në grumbullimin e Anglisë në Kansas City, Rice ka treguar shenja të qarta rikuperimi, duke rritur ndjeshëm shanset për të qenë në formacionin startues.

Ndërkohë, trajneri Thomas Tuchel ka ende dilema për mbrojtësin Ezri Konsa, i cili u detyrua të largohej nga fusha në sfidën me Norvegjinë për shkak të ngërçeve muskulore.

Një tjetër çështje që po vlerësohet nga stafi teknik është aktivizimi si titullar i Bukayo Saka. Sulmuesi anglez ishte ndër lojtarët më të spikatur pasi u fut nga stoli në çerekfinale dhe tani konsiderohet një kandidat serioz për të nisur nga minuta e parë në përballjen vendimtare me Argjentinën.

EMISIONET