Nënshkruhet traktati Britani-BE për Gjiblatarin. Çfarë do të ndryshojë në kalimet kufitare?

Britania dhe Bashkimi Evropian nënshkruan zyrtarisht sot një traktat mbi statusin e Gjibraltarit, pas një marrëveshjeje të arritur vitin e kaluar për të lehtësuar kontrollet kufitare dhe për t'i dhënë fund viteve të pasigurisë politike mbi territorin britanik jashtë shtetit.
Traktati u nënshkrua në Bruksel nga Komisioneri Evropian i Tregtisë Maros Šefčovič, Ministri Britanik i Shtetit për Evropën Stephen Doity, Ministri i Jashtëm Spanjoll José Manuel Álvarez Bueno dhe Kryeministri i Gjibraltarit Fabian Picardo.
Sipas raportimeve të huaja, Gjibraltarët do të jenë në gjendje të kalojnë në Spanjë duke përdorur një kartë qëndrimi pa pasur nevojë për vulë në pasaportat e tyre, ndërsa qytetarët spanjollë do të jenë në gjendje të kalojnë duke përdorur një kartë identiteti të lëshuar nga qeveria.
Ata që mbërrijnë në aeroportin e Gjibraltarit do t'ua tregojnë pasaportat e tyre oficerëve kufitarë si të Gjibraltarit, ashtu edhe të Spanjës, dhe Britania dëshiron një sistem të ngjashëm për policinë franceze që operon në stacionin hekurudhor St Pancras të Londrës për shërbimin Eurostar. Britania fitoi Gjibraltarin një enklavë strategjikisht të rëndësishme në majën jugore të Spanjës - në Traktatin e Utrechtit që i dha fund Luftës së Trashëgimisë Spanjolle.

