PAMJE/ Mëngjes i zakonshëm korriku për Shkodrën e mbushur me turistë

PAMJE/ Mëngjes i zakonshëm korriku për Shkodrën e mbushur me

Rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës dhe atraksionet kryesore turistike vijojnë të mbushen çdo ditë me vizitorë vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga një mëngjes i zakonshëm për Shkodrën e mbushur plot me turistë.

Kalaja e Rozafës, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, pedonalja dhe shëtitorja pranë liqenit mbeten ndër pikat më të frekuentuara.

Por një pjesë e madhe e turistëve e përdorin Shkodrën si pikënisje për të eksploruar destinacione të njohura natyrore si Thethin, Valbonën dhe liqenin e Shkodrës, duke e kthyer qytetin në një nga qendrat kryesore të turizmit në veri.

E njohur si një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë dhe një nga qendrat më të rëndësishme të historisë e kulturës shqiptare, Shkodra vazhdon të jetë një destinacion që tërheq turistë gjatë gjithë vitit, veçanërisht në sezonin veror.

EMISIONET