Kurti: Sapo të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2026, 12:28

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar se Lëvizja Vetëvendosje do të nisë komunikimet me partitë politike menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), raporton Ekonomia Online.
I pyetur për hapat e ardhshëm drejt formimit të institucioneve, Kurti tha se fillimisht duhet të përfundojë procesi i certifikimit të rezultateve.
“Sapo të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë”, tha Kurti.

