Dita e dytë e panairit të librit, botuesit diskutojnë me studentët: Sugjerohen pak autorë vendas
Në ditën e dytë të panairit në diskutim me student botuesit kanë ngritur shqetësimin për rekomandimin në shkolla të autorëve të huaj dhe shumë pak vendas.
Nga ana tjetër duke u fokusuar në zhvillimin e teknologjisë, u theksua se mbetet edhe një mënyrë e mirë për të përzgjedhur librat e duhur
Organizatorët e panairit të librit kanë diskutuar me studentët mbi leximin dhe botimet e reja.
Një nga problemet e konstatuara është edhe qasja në arsim drejt letërsisë së huaj duke krijuar më pak hapësire për autorët vendas.
Po ashtu dhe orientimi i lexuesit ka mangësi të dukshme
Megjithatë të rinjtë, tashmë të orientuar drejt leximit në cellular dhe rrjeteve sociale, kanë gjetur ekranin e vogël për të marrë informacion mbi botimet
Në më shumë se 100 stenda deri në 19 nëntor shtëpitë botuese do të organizojnë takime me autorët, por edhe aktivitete të ndryshme mbi leximin