Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare dramaturgu shkodran, Albri Brahusha

Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare

Është ndarë nga jeta në moshën 50 vjeçare dramaturgu shkodran Albri Brahusha. Lajmin e trishtë e ka njoftuar bashkia e Shkodrës përmes rrjeteve sociale.

“Një lajm i trishtë për Shkodrën dhe botën e artit. Është ndarë nga jeta në moshën 50 vjeçare dramaturgu Albri Brahusha. Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci në emrin e tij personal dhe institucionit të bashkisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Brahusha dhe komunitetit të artistëve për këtë ndarje para kohe”, shprehet Bashkia Shkodër.

Albri Brahusha lindi në Shkodër ne vitin 1973.

Në vitin 1996 kreu studimet e larta për drejtesi ne universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Ai ka qenë jurist pranë Institucionit të prefektit në vitin 1997-1999, shef i Zyrës Juridike të Prefekturës në vitin 2000, Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit të Politikave Rinore pranë Ministrisë së Kulturës nga viti 2000-2003.

Ne vitin 2014 – 2015 emërohet përgjegjës i zyrës së programeve të zhvillimit pranë Drejtorisë Arsimore Shkodër.

Në fushën artistike ai është autor i librave, ndërkohë që është autor i veprave teatrale të vëna në skenën e Teatrit “Migjeni” : “Përrallat gënjejnë”, me regji te Serafin Fankos, “Vizita e fundit”, “Ishulli i Shitenit”, “Drejt perëndimit”,” Përtej kufijve të pushtetit”, “Eldorado”. Ai u vlerësua me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

EMISIONET