Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka reaguar ashpër ndaj krahasimit të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç mbi dialogun me Kosovën.

Majko e ka cilësuar këtë deklaratë si të papërgjegjshme, ndërkohë që sipas tij “konflikti i ngrirë” sinjalizon një shmangie të deklaratës së firmosur mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë

Majko: Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrdhënieve me shtetin e Kosovës me statusin e konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabakut është i papërgjegjshëm!

Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal! Presidenti Vucic përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë” (!)

Deklarimi i Presidentit serb për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit europian.

Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete në se dikush i shkon pas idesë se skenarit të konfliktit. Atij do ti dihet fillimi por jo fundi!

LEXO EDHE: Ndalimi i dialogut, flet Vuçiç: Kosova rrezik si Karabaku

“Kosova rrezik si Karabak?” Reagon Osmani: BE dhe NATO t’i përgjigjen kërcënimit për luftë

Ish-ambasadori Çejku: Do të reagojmë si komb i vetëm nëse preket Kosova