Rrufeja g*det tufën e deleve në Pogradec, ngo*dhin rreth 10 krerë bagëti

Rrufeja g*det tufën e deleve në Pogradec, ngo*dhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në fshatin Dërdushë të Bashkisë Pogradec, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë motit të keq.

Si pasojë e shkarkimit atmosferik, rreth 10 krerë bagëti kanë ngordhur, duke shkaktuar dëme ekonomike për pronaren e tufës, Tatjana Beçoku.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Pas ngjarjes, drejt zonës është nisur sektori veterinar për të kryer verifikimet dhe vlerësimin e dëmeve në terren.

EMISIONET