PAMJE/ Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi

Për disa minuta ka patur reshje breshëri në fshatrat Braçanj dhe Ziçisht të Devollit.

Reshjet e breshërit kanë qenë të konsiderueshme ndërsa mendohet të jenë sjellë dëme në bujqësi, kryesisht në misër, fasule dhe zarzavatet.

Pritet që grupet e punës nga emergjencat civile të dalin në terren për të konfirmuar sasinë e dëmeve. Juglindja ka disa minuta që është përfshirë nga stuhia.

EMISIONET