"Kosova rrezik si Karabak?" Reagon Osmani: BE dhe NATO t’i përgjigjen kërcënimit për luftë

Presidenti Aleksandër Vuçiç ditën e sotme mbajti një qëndrim kundër ndalimit të dialogut Serbi-Kosovë, duke e krahasuar rastin me atë të konfliktit Armeni-Azerbajxhan.

Shumë mendojnë se tani gjendemi në pozitë shumë më të mirë për sa i përket Kosovës, për shkak të situatës së brendshme atje, dhe se deri në dhjetor apo janar Serbia nuk pret aq shumë presion nga fuqitë e mëdha. Por konflikti në Nagorno-Karabak tregoi se një konflikt i ngrirë mund të kthehet në katastrofë të vërtetë”, tha Vuçiç.

Sakaq një reagim të menjëhershëm ka pasur edhe Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e ka konsideruar fjalën e homologut të saj si kërcënim për luftë.

Osmani ka kërkuar që përgjigja për këtë çështje të vijë nga BE dhe NATO.

Unë pres që BE dhe NATO të përgjigjen ndaj këtij kërcënimi për një luftë të dhunshme të bërë nga Vuçiç”, shkruan në Twitter ajo.

LEXO EDHE: Ndalimi i dialogut, flet Vuçiç: Kosova rrezik si Karabaku

Rajoni Lajme Vjosa Osmani Lajmi i fundit dialogu kosove-serbi aleksander vucic

EMISIONET