Moti i keq në Korçë / Era e fortë rrëzon pemën në mes të bulevardit duke rrezikuar jetën e kalimtarëve

Moti i keq në Korçë / Era e fortë rrëzon pemën

Stuhia që përfshiu pasditen e sotme qytetin e Korçës rrëzoi një pemë në bulevardin "Gjergj Kastrioti", duke rrezikuar jetën e kalimtarëve dhe drejtuesve të mjeteve që ndodheshin në zonë.

Pema u rrëzua si pasojë e erërave të forta, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe punonjës të Bashkisë Korçë, të cilët ndërhynë për largimin e pemës dhe rikthimin e qarkullimit normal.

EMISIONET