Kishte dalë për të gjuajtur me pushkë deti, zhduket 32 vjeçari në Durrës

Kishte dalë për të gjuajtur me pushkë deti, zhduket 32

Një 32 vjeçar është raportuar i zhdukur në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve, Silvi Prifti kishte dalë për të gjuajtur me pushkë deti për oktapodë pasdite e djeshme dhe nuk ka dalë më në breg. Rrobat e tij janë gjetur në afërsi të Currilave nga shokët e tij, duke shtuar dyshimet se diçka mund t’i ketë ndodhur.

"Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen", njofton Policia.

Burime nga familjarët bëjnë me dije se është kërkuar nga polumbarët dhe forcat detare, por deri më tani pa asnjë rezultat.

Dyshohet se mund të jetë ngatërruar për shkak të pranisë së shumë guvave, por hetimet janë shtrirë edhe në skemën e faktit që amatorët e këtij sporti vonohen duke gjuajtur dhe ndryshimi i temperaturave u shkakton infarkt.

Sakaq kërkimet vijojnë ende me mjete specifike per trapat e zhytur ne uje.

Vendi Lajme durres Lajmi i fundit Aktualitet pushke deti

EMISIONET