Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin në Kodër-Kashar
Këta janë dy vëllezërit Ismail Sula dhe Belul Sula 56 dhe 53 vjeç që humbën jetën në aksidentin tragjik mbrëmjen e të enjtes, 4 mars, në Kodër-Kashar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30.
Nga aksidenti humbi jetën edhe shtetasi Dashamir Dema 50 vjeç,ndërsa mbeti i plagosur dhe drejtuesi i mjetit tip “Opel” në të cilin udhëtonin të katërt, Zija Murati, 29 vjeç.
LEXO EDHE: Aksident tragjik në Kodër-Kashar, vdesin 3 pasagjerët, plagoset drejtuesi i mjetit
Viktimat dhe i plagosuri kishin lidhje familjare me njëri-tjetrin.
Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, i cili humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me murin e një banese.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
