"Përparim i madh në bisedimet me Iranin"/ J.D. Vance: SHBA synon një epokë të re në Lindjen e Mesme

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka deklaruar se është shënuar një përparim i madh gjatë orëve të fundit në bisedimet diplomatike me Iranin që po mbahen në Zvicër.
Ai e ka cilësuar këtë si një takim historik, duke vënë në dukje se, me përjashtim të muajve të fundit, udhëheqja e të dyja vendeve nuk është takuar kurrë më parë në një nivel kaq të lartë.
Sipas tij, negociatorët amerikanë synojnë të transformojnë Lindjen e Mesme përmes diplomacisë dhe punës së përbashkët, duke i dhënë fund konfliktit të gjatë mes Iranit dhe vendeve të Gjirit.
Vance theksoi se SHBA-ja sheh një të ardhme ku të gjitha palët punojnë së bashku për të promovuar paqen dhe prosperitetin global.
Në përmbyllje të deklaratës së tij, zëvendëspresidenti bëri të ditur se kërkesa e presidentit është hapja e një faqeje të re me popullin e Iranit.
Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të transformojnë rrënjësisht marrëdhëniet me këtë vend, me kushtin që udhëheqja iraniane të tregohet e gatshme të heqë dorë nga nxitja e paqëndrueshmërisë rajonale dhe nga ambiciet e saj për armë bërthamore për një kohë të gjatë.


