AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN FUSHË KRUJË-LAÇ/ Motori përplaset me "Benzin", ndërron jetë shoferi i motomjetit (EMRI)

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin e vjetër Fushë Krujë-Laç.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga Gjin Kola, banor i zonës.
Përplasja ka qenë e fortë dhe drejtuesi i motorit ka humbur jetën në vend.
Drejtuesi i automjetit, një 24-vjeçar, është shoqëruar nga policia dhe po kryhen veprimet e nevojshme procedurale.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore për të bërë këqyrjen e zonës dhe për të mbledhur provat.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e tij.


