Kërkoi lirimin, Apeli lë në burg Orges Bilbilin, autor i dyshuar i masakrës së trefishtë në Lushnje
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg Orges Bilbilin duke rrëzuar kështu kërkesën e tij për lirim.
Orges Bilbili sëbashku me Laert Haxhiun dhe Anterio Kaloshin, me këta dy të fundit të cilët janë në kërkim akuzohen për masakrën në Lushnje në vitin 2017.
Ata u nisën për të vrarë nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurti por në atentat mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi ndërkohë që mbeti i plagosur dhe pronari i lojkalit.
Ngjarja ndodhi me 11 tetor 2017, në lagjen “Loni Dhamo”. Ata akuzohen për vrasjen në rrethana të tjera cilësuese dhe grup i strukturuar kriminal.
Orges Bilbili u arrestua në Tiranë gjatë periudhës së pandemisë po ashtu u përplas edhe me policinë.
Lexoni edhe: Masakra e trefishtë në Lushnje, vrasja e miqve të Bares, hetimet zbardhin autorët
