Iu sekuestrua me bujë nga OFL, lirohet makina e blinduar e Lulzim Berishës

Iu sekuestrua me bujë nga OFL, lirohet makina e blinduar e Lulzim

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kthen makinën e blinduar ish kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.

Detar Hysi, avokati mbrojtës i Berishës, ka deklaruar për mediat se makina e blindua ka qenë me të gjitha dokumentat e rregullta dhe Gjykata pasi është njohur me to ka vendosur zhbllokimin e mjetit.

BMW e blinduar e Berishës bëri bujë në media dhe opinion publik kur u sekuestrua nga Operacioni Forca e Ligjit, ndërsa vendimi i sotëm i Gjykatës së Posaçme e shfryn aksionin e bujshëm.

Vendimi për bllokimin e makinës u mor më 3 mars të këtij viti nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi.

Lulzim Berisha u dënua në vitin 2012 me burgim të përjetshëm por më pas u lirua me kusht.

Vendi Lajme ofl Kronike makina Aktualitet lulzim berisha gjykata e posaçme

EMISIONET