FNSH aksion në bulevard, pranga dhe 13 vjeçarit. I mituri thërret: “Nuk jam në protestë!”, ja momenti

FNSH aksion në bulevard, pranga dhe 13 vjeçarit. I mituri

Përgjatë gjithë bulevardit FNSH dhe forcat “Shqiponja “ ndërhyjnë  për të shpërndarë grupe të rinjsh. Ata gjithashtu bëjnë dhe verifikime dhe shoqërime.  

Ora News sjell momentin kur “Shqiponjat “ shoqërojnë një fëmijë vetëm  13 vjeç në qendër të Tiranës. Djali dëgjohet duke thënë se nuk ishte pjesë e protestës.

“Nuk jam në protestë” u thotë djali ndërsa përpiqet tu bëjë rezistencë efektivëve të policisë të cilët duan ta fusin në furgonin e policisë.

Shoqërimet bëhen pa asnjë shpjegim dhe shumë qytetarë përpiqen ti ndalojnë apo kundërshtojnë kur shohin se u vihen pranga të miturve apo dhe adoleshentëve

Vendi Lajme Lajmi i fundit Aktualitet protesta ne tirane

EMISIONET