Dy miqtë, Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj janë ekzekutuar nga e njëjta dorë. Policia e Elbasanit zbardh dy krime të rënda të ndodhura në këtë qytet brenda 9 ditësh, njëra më 20 korrik dhe tjetra më 29 korrik.

Zv. Drejtor i Policisë së Qarkut, Alket Shatro dhe kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi dolën në një konferencë për median për të dhënë detaje të operacionit të koduar “Shkumbini”.

Vrases me pagese

Autorët e dyshuar janë Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, sipas policisë të dy vrasës me pagesë. Si Xhuljano, 29 vjeç dhe Euglen, 23 vjeç janë banorë të Elbasanit. Ata kanë rënë në pranga gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në kuadër të një operacioni policor, në bashkëpunim me FNSH dhe RENEA-n,

“Nga hetimet rezulton se këta shtetas, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre. Autorët e dyshuar, të përshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit.informoi zv/drejtori i policise se qarkut Elbasan.

Regisi u godit nga 27 thika

Viktima, Regis Runaj, mbrëmjen e29 korrikut ka qenë në shoqërinë e dy autorëve në afërsi të varrezave të qytetit.

“Pasi kanë konsumuar lëndë narkotike, në një park në afërsi të varrezave të qytetit, janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit. Në afërsi të varrezave, shtetasi Euglen Halili e ka goditur shtetasin Regis Runaj, një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”

Vrasja e 19 korrikut, autorët ndoqen hap pas hapi Emiljanon 

Më pas policia ka zbuluar se këta dy shtetas janë përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit.

“Nga hetimet intensive ka rezultuar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazanit, ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës.”

Provat e dokumentuara

Gjatë periudhës hetimore, nga grupi hetimor janë gjetur dhe sekuestruar prova shkencore që provojnë autorësinë e kësaj ngjarjeje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një motomjet, në të cilin u gjetën njolla gjaku, të cilat pas ekzaminimit në laboratorin shkencor rezultuan se i përkasin viktimës, Regis Runaj, si dhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore.
Vijon puna intensive, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sqarimin e mëtejshëm, si dhe për kapjen e arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këto ngjarje.

Hetimet
Hetimet u kryen nga Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamenti i Policisë Krimnale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim.

Euglen Halili