I ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, kantautori Elton Deda paralajmëroi publikimin e një albumi me 12 këngë të reja së bashku me Redon Makashin dhe Aleksandër Gjokën.

Deda: Ne po mendojmë të bëjmë një album, që është një projekt i madh. Nuk do të ishte bukur, ndërkohë që të gjithë janë gri të vijmë dhe ne që t’ia shtojmë këtë gjendje me këngë politike. Nuk kemi pse t’i shtojmë një presion njerëzve.

Kemi një album me 12 këngë të reja, sepse kishin disa kohë që merreshim me koncerte. Këto këngë të reja do të bashkëngjiten me kalimin e kohës. Ne kishim menduar se do të nxirrnim nga koha e krishtlindjeve.

Tani sipas parashikimeve, mendoj se do të dalë si album nga periudha e prillit ose majit.

Lexo dhe:

Elton Deda: Enca ka zë shumë të mirë, nga djemtë më pëlqen Ledri, Getoar Selimi, Ylli Limani