Elton Deda: Enca ka zë shumë të mirë, nga djemtë më pëlqen Ledri, Getoar Selimi, Ylli Limani

Elton Deda: Enca ka zë shumë të mirë, nga djemtë

I ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, kantautori Elton Deda u shpreh se Enca ka zë shumë të mirë dhe nga djemtë Ledri, Getoar Selimi, Ylli Limani bëjnë një muzikë shumë simpatike.

Deda: Enca ka zë shumë të mirë. Këndon shumë mirë, e kam pasur në Voice. Nuk e dëgjoj muzikën e saj, por nja dy këngë që i kam vënë, i shpreh atë që ka brenda. Mendoj se duhet të dalë edhe vetëm, jo gjithmonë me rrepera afër.

Kur flasim për muzike komerci, flasim për para. Ata e bëjnë për para. Ndoshta nuk janë të lumtur me atë që bëjnë.

Ndërsa djemtë janë pak më të frenuar se u pëlqen më shumë të rrepojnë. Por këtu përzihet edhe shumë Ballkan. Mua më pëlqen Ledri, Getoar Selimi, Ylli Limani që bën një muzikë shumë simpatike.

Lexo dhe:

Elton Deda lajmëron rikthimin e 3 Musketjerëve: Do të nxjerrin album me 12 këngë të reja

Kultura Lajme elton deda Ledri enca getoari yllli limani ze

EMISIONET