Në masa të rrepta sigurie, Xhuljo Hoxhaj e Euglen Halilaj, dy vrasësit me pagesë të 23-vjeçarit Regis Runaj, kanë dalë para gjykatës ku janë njohur me masën e sigurisë “Arrest me burg”. Para gjykatës ata kanë refuzuar të japin përgjigje për akuzat e ngritura ndaj tyre, ndërsa janë si të dyshuar dhe për përfshirje në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit.

Xhuljo Hoxhaj dhe Euglen Halilaj, dy vrasësit me pagesë të 23 vjeçarit, Regis Runaj do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Ky vendim u dha nga gjykata e Elbasanit në seancën që zgjati për rreth 1 orë. Gjyqtarja Pajtime Fetahu, pranoi kërkesën e prokurorit Kreshnik Ajazi.

Mbërritja e tyre, edhe largimi nga ambientet e gjykatës u bë në masa shumë të rrepta, teksa të dy ishin braktisur nga familjarët.

Gjatë seancës gjyqësore, dy të pandehurit kanë refuzuar tu përgjigjen akuzave, por kanë deklaruar se nuk ndjehen mirë.

Sipas policisë, Halili e ka qëlluar viktimën me thikë pas shpine dhe më pas e ka qëlluar edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen menjëhershme.

Ata kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotike me Runajn shok me Emiljano Ramazanin, dhe janë ndaluar në park pranë varrezave të qytetit.

Identifikimi i tyre është bërë nga njollat e gjakut të gjetura në motorin e autorëve të cilët kanë rezultuar se i përkisnin Regis Runajt.

Sipas policisë Hoxhaj dhe Halilaj janë të përfshirë edhe në vrasjen e ndodhur 10 ditë më parë ku u ekzekutua me armë zjarri Emiljano Ramazani, mik me Regis Runajn. 

Vrasja nga e njëjta dorë

Dy miqtë, Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj janë ekzekutuar nga e njëjta dorë. Policia e Elbasanit zbardhi dy krime të rënda të ndodhura në këtë qytet brenda 9 ditësh, njëra më 20 korrik dhe tjetra më 29 korrik.

Regisi u godit nga 27 thika

Viktima, Regis Runaj, mbrëmjen e29 korrikut ka qenë në shoqërinë e dy autorëve në afërsi të varrezave të qytetit.

Vrasja e 19 korrikut, autorët ndoqen hap pas hapi Emiljanon 

Më pas policia ka zbuluar se këta dy shtetas janë përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Lexo edhe: Dy miqtë, Emiljano dhe Regisi u vranë nga e njëjta dorë, autorët vrasës me pagesë