Ekzekutimi i 31-vjeçarit në Vlorë, në kërkim 2 persona, çfarë deklaroi i arrestuari në polici

Dy persona janë shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë të 44-vjecarit Hansi Jonuzaj për vrasjen e 31-vjeçarit Tauland Gjikaj në Vlorë, ngjarje që u regjistrua e gjitha nga kamerat e sigurisë. Hetimet për motivet e krimit janë shtrirë në disa pista.

Dy persona shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë në ekzekutimin e Tauland Gjikajt, 31 vjeçarit me precedentë penalë i njohur me tre mbiemra në qytetin e Vlorës.

Elton Hajnaj dhe Skerdjan Gabriani dyshohet se vepruan bashkë me 44-vjeçarin Hansi Jonuzaj, i cili u vu në pranga nga policia disa minuta pas krimit në rrugën Transballkanike.

LEXO EDHE-Pesë sekondat që tronditën Vlorën, si u ekzekutua 31-vjeçari. Njërin nga autorët për pak e harroi makina

Siç treguan pamjet e kamerave të sigurisë, dy prej tyre i afrohen të riut, ku njëri shkëmben disa fjali me 31-vjeçarin e tjetri e qëllon me kallashnikov.

Në dëshminë e parë në polici, 44-vjeçari Jonuzaj mësohet se ka deklaruar se ata kishin një konflikt me Tauland Gjikën, por nuk ka dhënë motivet.

Ai thotë se palët kishin rënë për tu sqaruar, por në takimin ku duhet të bënin paqe, palët janë paraqitur të armatosur me kallashnikov e pistoleta.

Por siç tregojnë pamjet, 31 vjeçari edhe pse ishte i përgatitur për përplasje me armë, pasi kishte pistoletë në brez nuk arriti ta përdorë, pasi u qëllua befasisht nga personi i dytë që qëndronte pas atij me të cilin po fliste.

Në kërkim të autorëve, mësohet se kontrolle janë kryer në disa banesa në qytetin e Vlorës, por deri më tani nuk ka rezultate konkrete.

Ndërkohë 12 persona u shoqëruan dhe u morën në pyetje në cilësinë e dëshmitarit apo personit në dijeni, të cilët mësohet se janë lënë të gjithë të lirë.

Dyshimet e policisë janë vrasja është pasojë e përplasjeve mes grupeve kriminale për konflikte të trafikut të drogës, por nuk përjashtohen as pista të tjera.

Ndërkohë detaje të reja janë zbuluar nga dosja e 31 vjeçarit Taulant Gjikaj.

Prej 14 prillit 2020, ai ishte vënë në shërbim prove për një periudhë 2 vjeçare, nga gjykata e Apelit Vlorë e cila rrëzoi një dënim prej 3.6 vitesh burg, ndaj të riut për armëmbajtje pa leje dhe thyrje të masës së arrestit në shtëpi.

EMISIONET