Vrasja e Tauland Gjikajt pak pas mesditës së 3 marsit afër Gjyaktës së Apelit në Vlorë është filmuar nga një kamera sigurie.

31 vjeçari ndodhet i ndaluar në trotuar në momentin kur dy persona dalin me shpejtësi nga një makinë.

Nga ajo çfarë duket në pamje, viktima dukej se njihej me autorët sepse ai është ndalur dhe duket se pret të takohet me dy burrat, por pa ditur mesa duket qëllimin e tyre.


Lexo me shume: Në kërkim 2 persona, çfarë deklaroi i arrestuari në polici

Në fillim Taulandit i afrohet një burrë i shëndoshë, tullac me një bluzë të bardhë dhe një xhup me kapuç. Pas tij vjen dhe një person i dytë i cili në dorë ka armën dhe e qëllon.

Ai qëllon menjëherë dhe të dy largohen drejt makinës.

Në këtë moment bashkëpunëtori, burri i shëndoshë, gati sa ngelet aty, pasi shoferi i automjetit i jep gaz për t’u zhdukur.

Lexo edhe:

Tjetër atentat: Në Vlorë vritet me kallashnikov djali i ish policit, Tauland Gjikaj

Nga pamjet e publikuara nga Ora News, duket se Taulandi bie në tokë dhe është ende gjallë.

Gjikaj u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës por pa mundur ti mbijetojë plagëve të marra.

 Deri tani, lidhur me ngjarjen, është arrestuar vetëm njëri nga autorët e dyshua, shtetasi Hans (Andi) Jonuzaj, 44 vjeç.

Ai u arrestua në momentin që po tentonte të largohej me makinën e tij tip “Ford”, brenda së cilës u gjet edhe një armë zjarri kallashnikov.

Viktima ishte person me precedent penal i përfshirë në disa ngjarje kriminale, ndërsa ende nuk ka një pistë zyrtare mbi arsyet e ekzekutimit.